E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Shkolla “Nazim Gafurri” në Prishtinë me mësim gjithëditor, ky është ushqimi që iu servohet nxënësve

- Advertisement1-

Edhe shkolla fillore e mesme e ulët “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka nisur me mësim gjithëditor, duke u bërë e pesta shkollë në kryeqytet që përfshihet në këtë model.

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa foto, ku ka thënë se 500 nxënësit e këtij institucioni arsimor, jo vetëm që po ndjekin mësime në kabinete moderne për lëndë të ndryshme, gjithashtu po ushqehen me gjella të ngrohta, sallatë dhe fruta të freskëta të përgatitura nga kuzhina qendrore, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Edhe shkolla fillore e mesme e ulët “Nazim Gafurri” me mësim gjithëditor, duke u bërë e pesta shkollë në kryeqytet që përfshihet në këtë model.

500 nxënësit e këtij institucioni arsimor, jo vetëm që po ndjekin mësime në kabinete moderne për lëndë të ndryshme, por tani kanë hapësira për art, shkencë dhe socializim, si dhe tabela digjitale për një mësim më interaktiv, por gjithashtu po ushqehen me gjella të ngrohta, sallatë dhe fruta të freskëta të përgatitura nga kuzhina qendrore.

Me dollapë personalë për nxënës, po krijojmë një ambient që jo vetëm mbështet mësimin, por edhe mirëqenien e fëmijëve tanë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...