Shkolla “Naim Frashëri” në Zaskok të Ferizajt organizon kuiz muzikor, nxënësit shfaqin talentin e tyre

- Advertisement5 -

Në shkollën “Naim Frashëri” në Zaskok të Ferizajt është mbajtur kuizi i lëndës së Edukatës Muzikore, i organizuar nga mësimdhënësja Zana Aliu Salihu, me pjesëmarrjen e nxënësve të klasave të shtata.

- paragrafi 1 -

Kuizi ishte i ndarë në dy pjesë, ndërsa në finalen e garës u kualifikuan klasat e shtata që arritën pikët maksimale në fazën e parë të testimit. Fitues i finales u shpall klasa VII/1.

- Advertisement - M1

Nxënësit u vlerësuan nga një juri profesionale e përbërë nga profesorë të shkollës së muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj. Në përbërje të jurisë ishin prof. Liridon Sylejmani, prof. Alma Delolli – saksofoniste, Arjeta Krosa – flautiste dhe Ftesë Ramadani – violiniste.

706536501 1305827017712016 6053017332556761279 n

Në përfundim të aktivitetit, fituesit u nderuan me mirënjohje, medalje dhe një kasnak të qendisur, dhuratë nga mësimdhënësja e tyre Zana Aliu Salihu.

- Advertisement - m2

705153855 2764440147255879 5586683500706504506 n

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të promovimit të talentit muzikor dhe angazhimit kreativ të nxënësve në shkollë.

705297726 1646436673241033 8107652583156379808 n

708067844 1673494067221925 7876450445916356263 n

708047929 1016034034187864 6884010970512084006 n

Shqip | English