Shkolla “Naim Frashëri”, në Prishtinë ka ndarë mirënjohje dhe dhurata simbolike/libra, për mësimdhënësit e saj me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, drejtoria e shkollës uroi stafin, ndau mirënjohje për përkushtimin dhe punën që po e bëjnë me nxënës, si dhe ndau dhurata modeste/ libra, për të gjithë mësimdhënësit.
Urime 7 Marsi – Dita juaj e shenjtë dhe paçi shëndet dhe rrezatofshi vetëm dashuri, dije e mirësi !📚🖋💐📝🌼