Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

- Advertisement -

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është themel për një arsim cilësor dhe një ambient të shëndetshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit.

- paragrafi 1 -

Falë përkushtimit të punëtorëve teknikë, pastertia në këtë institucion edukativ është gjithmonë në nivelin më të lartë.

- Advertisement -

Në një njoftim të fundit të publikuar nga shkolla, është vlerësuar puna e palodhur e stafit teknik, të cilët përkujdesen çdo ditë për mirëmbajtjen dhe higjienën e hapësirave të shkollës.

“Ky angazhim jo vetëm që garanton një mjedis të këndshëm dhe të pastër për nxënësit, por gjithashtu kontribuon në shëndetin dhe mirëqenien e gjithë nxënësve”.

“Pastërtia në shkollën tonë është gjithmonë në nivel, falë punëtorëve teknikë që çdo herë kryejnë detyrën me përkushtim. Respekt për punën e tyre!”, thuhet në njoftimin e shkollës.

- Advertisement -