Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri del me një sqarim

- Advertisement5 -

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri ka dalë me një sqarim lidhur me pushimin e gjatë dhe orën e edukatës fizike.

- paragrafi 1 -

Postimi i plotë i shkollës:

- Advertisement - M1

Sqarim
Të nderuar prindër dhe nxënes të dashur,
Pas disa ankesave nga ana juaj lidhur me pushimin e gjatë dhe orën e ed.fizike duam të ju sqarojmë se pikërishtë për shëndetin e nxënësve tanë kemi ndërmarr këtë veprim.

Siq e dini oborri i shkollës sonë është i shtruar një pjesë me kubëza,një pjesë me asfalt dhe është një pjesë afër objektit të ri qe ka mbetur vetem me dhe, ku për shkak te të reshurave atmosferike dheu po shëndrohet në baltë dhe nxënësit kur po luajnë dhe vrapojnë në oborr bashkë me këpuca dhe me baltë po futen brenda objektit shkollor nëpër klasa ku temperaturat janë të larta dhe balta po thahet e po shëndrohet në pluhur për shak të levizjeve të nxënësve ,bashkë me frymarrje nxënësit po thithin edhe pluhurin gjë që për ne si shkollë është shqqetësuese duke ditur që në mesin e 918nx (93 nx të klasave përgatitore vijojnë mësimet ne objekte tjera shkolllore)kemi nxënës edhe me alergji në pluhur .

Ne si shkollë i kemi këshilluar nxënësit që këtë pjesë mos ta frekuentojne , mësimdhënësit kujdestarë e kanë rregull që të qëndrojnë jashtë në oborr gjatë pushimeve të gjata por afersishte me 450 nx në çdo ndrrim nuk kemi arritur ta ndryshojmë gjendjen duke marr parasysh që nxënësit i kemi të moshës 6 deri 10 vjeç.

- Advertisement - m2

Kjo është arsyeja kryesore e veprimit tonë për çeshtjen e pushimit dhe orëve të ed.fizike, kërkojmë mirëkuptimin tuaj që së bashku ta menagjojmë këtë situatë duke ditur që projekti për ndërtimin e objektit të ri shkollor është në fazën përfundimtare (fushat sportive) .

Të nderuar prindër ne jemi të hapur dhe kërkojmë nga ju bashkëpunim të sinqertë ,propozime ,ide por edhe vërejtje e të gjitha këto me qëllim të mirëqenies, dhe sigurimit te kushteve sa më të mira për nxënësit tanë!

Me respekt drejtoria e shkollës !