Shkolla “Mustafa Bakiu”, në Prizren ka shënuar 72 vjetorin e themelimit, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Mustafa Bakiu”:
72 VJETORI I SHKOLLËS SONË!
Sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne, sepse festojmë 72 vjetorin e shkollës sonë, një ditë gëzimi, krenarie dhe mirënjohjeje për punën dhe sukseset tona të përbashkëta.
Shkolla jonë është më shumë se një institucion arsimor. Ajo është një shtëpi e dijes, edukimit dhe formimit të gjeneratave të reja. Çdo ditë, në klasat dhe ambientet e kësaj shkolle, ndërtohen ëndrra, zhvillohen talente dhe krijohen suksese që na bëjnë krenarë të gjithëve.
Gjatë viteve, e veçanërisht këtë vit, kemi realizuar shumë projekte dhe aktivitete të rëndësishme, të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve për nxënësit tanë dhe në pasurimin e jetës shkollore. Kemi punuar me përkushtim që shkolla jonë të jetë një hapësirë moderne, kreative dhe motivuese për çdo nxënës.
Prandaj, sot kemi dashur që ju, prindër të dashur dhe mysafirë të nderuar, të jeni pranë nesh për ta parë nga afër punën e palodhshme të mësimdhënësve tanë dhe gëzimin, talentin e kreativitetin e nxënësve të kësaj shkolle. Kjo ditë është dëshmi e bashkëpunimit të mirë mes shkollës, familjes dhe komunitetit.
Falënderojmë nga zemra gjithë stafin e shkollës, prindërit dhe çdo bashkëpunëtor që kontribuon çdo ditë në rrugëtimin dhe suksesin e shkollës sonë.
Urime Dita e Shkollës!
Urojmë që kjo festë të sjellë edhe më shumë suksese, buzëqeshje dhe arritje për të gjithë ne.