E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

- Advertisement1-

Shkolla “Mustafa Bakiu”, në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin e drejtoreshës Behare Kryeziu, ku u tha se suksesi gjatë gjysmëvjetorit të parë ka qenë i kënaqshëm me notë mesatare 4.03, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

NGA MBLEDHJA E KËSHILLIT TË ARSIMTARËVE

Nën kryesimin e drejtoreshës së shkollës sonë, znj.Behare Kryeziu, u mbajt mbledhja e Këshillit të arsimtarëve të ciklit të lartë.

Drejtoresha së pari përshëndeti të pranishmit e pastaj i njoftoi me rendin e ditës.

Fillimisht u tha se suksesi gjatë gjysmëvjetorit të parë ka qenë i kënaqshëm me notë mesatare 4.03. Ndërkohë u diskutua edhe për disa nxënës të vlerësuar me nota të dobëta, duke kërkuar angazhim edhe më shumë për përmirësimin e suksesit tek ata nxënës.

Po ashtu u tha se katër nxënës, për shkak të mosvijueshmërisë së mësimit, kanë mbetur të panotuar.

Temë diskutimi ishin edhe mungesat sidomos pa arsye të nxënësve e në veçanti për nxënësit që mungojnë rregullisht në orët e para. Për këtë u kërkua bashkëpunim edhe më i ngushtë me prindërit e fëmijëve dhe me psikologen e shkollës.

- Advertisement -rrrrrrr

Gjatë gjysmëvjetorit të parë pati mungesa edhe të mësimdhënësve, e për këtë drejtoresha kërkoi që orët e humbura të zëvendësohen dhe ato të plotësohen e të shënohen në vendin e veçantë në ditar në bashkëpunim me kujdestarët e klasave.

Gjithashtu kujdestatët paraqitën vërejtjet e disa prindërve në mbledhje të prindërve, sidomos për ata mësimdhënës që kanë notuar me nota të pamjaftueshme.

Në fund të gjithë shprehën besimin dhe bindjen se në gjysmëvjetorin e dytë angazhimi do të jetë edhe i madh si nga ana e mësimdhënësve e poashtu edhe nga ana nxënësve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...