Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren i shpërblen me nga një libër nxënësit që nuk munguan asnjë ditë të vetme në shkollë

- Advertisement -

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren ka bërë një vendim tejet të mirë.

- paragrafi 1 -

Drejtoria e shkollës i ka shpërblyer me nga një libër nxënësit që nuk munguan asnjë ditë të vetme në shkollë, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi:

FALËNDERIME PËR NXËNËSIT PA MUNGESA

Sot, në ambientet e bibliotekës së shkollës, në prani të drejtoreshës znj. Behare Kryeziu dhe kujdestarëve të klasave, u nderuan me falënderime dhe me nga një libër të gjithë nxënësit e shkollës sonë të cilët gjatë vitit shkollor 2023-2024 nuk kanë as edhe një mungesë të vetme.

- Advertisement -

Kjo, pa dyshim, do të ndikojë që këta nxënës të vazhdojnë të jenë të rregullt në mësime edhe në të ardhmen, por njëkohësisht edhe tek të tjerët që të mos bëjnë mungesa gjatë procesit mësimor.