Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren: Gjysmëvjetori i parë – punë, përkushtim dhe zemra të bashkuara

- Advertisement5 -

Sot ka përfunduar gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës.

- paragrafi 1 -

Me rastin e përfundimit të gjysmëvjetorit të dytë, shkolla “Mustafa Bakiu”, në Prizren ka mbajtur mbledhjen me mësimdhënës, ku u reflektua mbi punën e deritanishme dhe u planifikuan hapat e mëtejmë, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të procesit mësimor, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

GJYSMËVJETORI I PARË-PUNË,PËRKUSHTIM DHE ZEMRA TË BASHKUARA.

Me përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor, ndiej krenari dhe mirënjohje të thellë për gjithçka që kemi arritur së bashku si komunitet shkollor.

- Advertisement -

Falë përkushtimit të mësimdhënësve, angazhimit të nxënësve dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me prindërit, objektivat e planifikuara janë realizuar me sukses.

Në përfundim të gjysmëvjetorit të parë, u mbajt edhe mbledhja me mësimdhënës, ku u reflektua mbi punën e deritanishme dhe u planifikuan hapat e mëtejmë, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të procesit mësimor.

Jam veçanërisht e prekur dhe krenare për solidaritetin dhe humanizmin e treguar nga nxënësit dhe prindërit tanë.

Përmes aktiviteteve humanitare: u grumbulluan pako me rroba për familje në nevojë,si dhe në dy raste, brenda shkollës sonë, u mblodhën mjete financiare në vlerë rreth 4,270 euro, duke dëshmuar vlera të larta njerëzore dhe frymë bashkimi.

Këto momente të çmuara do të dëshmohen edhe përmes fotografive, si kujtime që flasin për punën, zemrën dhe përkushtimin tonë të përbashkët.

Nga zemra falënderoj: mësimdhënësit për profesionalizmin dhe punën e palodhur,prindërit për mbështetjen dhe besimin,nxënësit për angazhimin, sukseset dhe zemrën e tyre të madhe.

Ju uroj pushime të mbara dhe një gjysmëvjetor të dytë edhe më të suksesshëm, me shëndet, motivim dhe arritje të reja.

Me respekt,
Behare Kryeziu
Drejtoresha e shkollës