Shkolla ‘Mustafa Bakiu’ në Prizren diskuton projektet që do të pasurojnë jetën shkollore

- Advertisement5 -

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues.

- paragrafi 1 -

Në këtë takim u diskutuan projektet dhe aktivitetet që do të realizohen deri në përfundim të vitit shkollor, me qëllim të rritjes së cilësisë në mësimdhënie dhe pasurimit të jetës shkollore.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkolles:

📌 MBLEDHJA E KËSHILLIT DREJTUES TË SHKOLLËS

Në ambientet e shkollës u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të Shkollës, në të cilën u trajtuan disa pika të rëndësishme të rendit të ditës.

- Advertisement - m2

Gjatë takimit u bë zgjedhja e kryetarit të ri të KDSH-së, si dhe anëtarët u njohën me punën dhe arritjet e deritashme të shkollës.

Gjithashtu, u diskutuan projektet dhe aktivitetet që do të realizohen deri në përfundim të vitit shkollor, me qëllim të rritjes së cilësisë në mësimdhënie dhe pasurimit të jetës shkollore.

Këshilli Drejtues shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në funksion të zhvillimit dhe avancimit të shkollës.