Në Shkollën “Mustafa Bakija” është mbajtur një punëtori e rëndësishme me Këshillin Drejtues të Shkollës (KDSH), udhëhequr nga prindërit: Butrint Batalli (kryetar), Emirjeta Kumnova Hoxha, Sokol Duraku, Drenusha Pozhegu, si dhe përfaqësuese të mësimdhënësve, në bashkëpunim të ngushtë me drejtoreshën e shkollës.
Qëllimet kryesore të takimit ishin:
Fuqizimi i rolit të prindërve në mbarëvajtjen e shkollës,
Diskutimi i sfidave dhe nevojave të paraleleve,
Ndërtimi i praktikave të përbashkëta për mbështetjen e nxënësve.
Njoftimi i plotë i shkollës:
PUNËTORI ME KËSHILLAT E PRINDËRVE
Punëtoria është udhëhequr nga Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH) prindërit: Butrint Batalli(kryetar), Emirjeta Kumnova Hoxha, Sokol Duraku, Drenusha Pozhegu dhe përfaqësueset e mësimdhënësve në bashkëpunim me drejtoreshën e shkollës.
Qëllimi i punëtorisë/takimit ishte:
☑️Të fuqizohet roli i prindërve në mbarëvajtjen e shkollës,
☑️Të diskutohen sfidat dhe nevojat e paraleleve,
☑️Të ndërtohen praktika të përbashkëta për mbështetjen e nxënësve.
Në fillim drejtoresha e shkollës prezentoi Udhëzuesin e Përfshirjes së Prindërve në Arsim, duke paraqitur praktika të mira të rolit të prindërve, përgjegjësit dhe të drejtat.
Më pas Butrinti bashkë me KDSH udhëhoqi takimin duke diskutuar sfidat, kërkesat, si dhe u diskutuan ndërtimi i praktikave të përbashkëta për mbështetjen e nxënësve.
Nga kjo punëtoti dolen shumë propozime siç janë: të formohet grupi i prindërve vullnetarë, të mbahen punëtori/takime profesionale nga ana e psikologut me prindër dhe mësimdhënës.
Takimi ishte interaktiv, efektiv dhe i domosdoshëm.
Kishe shumë sugjerime dhe ide nga prindërit.
Prezent ishin 77 prindër, të cilët dhanë kontributin në forcimin e bashkëpunimit në mes të shkollës dhe prindërve në fokus arritja e arritjes së rezultateve tek nxënësit.
Faleminderit Këshillit Drejtues për angazhimin dhe kontributin në forcimin e bashkëpunimit mes prindërve dhe shkollës dhe që bëtë, që edhe më shumë të degjohet zëri i prindërve dhe të reflektohet puna profesionale e mësimdhënësve të shkollës.