Shkolla “Mustafa Bakija” në Gjakovë përmbyll me sukses procesin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve

- Advertisement5 -

Shkolla “Mustafa Bakija” në Gjakovë ka njoftuar se ka përmbyllur me sukses ceremoninë e procesit të Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Sot, me krenari dhe emocion të veçantë, përmbyllëm me sukses ceremoninë e finalizimit të procesit të Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve në SHF “Mustafa Bakija”.

Ky moment shënon një arritje të rëndësishme për shkollën tonë, pasi i gjithë stafi mësimdhënës tashmë posedon licencë aktive profesionale, duke dëshmuar përkushtimin, seriozitetin dhe profesionalizmin në punën edukativo-arsimore.

Një falënderim i veçantë shkon për ekipin profesional të VPM-së, i cili me përgjegjësi, korrektësi dhe punë të palodhshme realizoi të gjitha procedurat profesionale dhe ligjore të këtij procesi shumë të rëndësishëm për institucionin tonë.

- Advertisement - m2

Me shumë respekt dhe mirënjohje, sot pata kënaqësinë që secilit anëtar të ekipit t’i ndaj një mirënjohje dhe dhuratë simbolike për kontributin dhe angazhimin e jashtëzakonshëm.
Ekipi: Zana Kurtishi Rudi -Drejtoresha,Rajmonda Kurshumlia-koordinatore e cilësisë,Blerina Haraqija-anëtare, Natyrë Kaja-anëtare,Dhurata Nixha-anëtare,Albana Dujaka-anëtare.Albulena Meqa-anëtare,Klara Morina-anëtare,Yllka Gola-anëtare,Mirlinda Efendija-anëtare,Shqipe Aliaga-anëtare.

Falënderoj nga zemra të gjithë mësimdhënësit, Këshillin Drejtues të Shkollës, DKA-në dhe gjithë bashkëpunëtorët tanë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Krenare me stafin tonë, krenare me shkollën tonë!

Drejtoresha e SHF “Mustafa Bakija”

ZANA KURTISHI RUDI

Shqip | English