Shkolla “Mustafa Bakija” në Gjakovë miraton prioritetet dhe planin e punës për vitin shkollor 2026/2027



nder titull

- Advertisement5 -

Në shkollën “Mustafa Bakija”, në Gjakovë është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të Shkollës (KDSH), ku janë shqyrtuar dhe miratuar një sërë çështjesh me rëndësi për përmbylljen e vitit shkollor 2025/2026 dhe përgatitjet për vitin e ri shkollor 2026/2027.

- paragrafi 1 -

Mbledhja u udhëhoq nga drejtoresha e shkollës, Zana Kurtishi-Rudi, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet drejtuesve, mësimdhënësve dhe prindërve në procesin e vendimmarrjes dhe planifikimit të aktiviteteve për vitin e ardhshëm shkollor.

- Advertisement - M1

Gjatë takimit u miratua raporti i punës së shkollës për vitin shkollor 2025/2026, ku u prezantuan rezultatet e arritura në procesin mësimor, aktivitetet edukativo-arsimore, zhvillimi profesional i stafit, bashkëpunimi me prindërit dhe institucionet, si dhe sfidat e hasura gjatë vitit.

Anëtarët e Këshillit Drejtues shqyrtuan gjithashtu rezultatet e vlerësimit të brendshëm të shkollës në pesë fushat e cilësisë, duke diskutuar rekomandimet për përmirësimin e mëtejshëm të punës dhe rritjen e cilësisë në arsim.

Në mbledhje u miratuan edhe organizimi i mësimit me zgjedhje për vitin shkollor 2026/2027, katalogu i teksteve shkollore, si dhe plani vjetor i punës së Këshillit Drejtues.

- Advertisement - m2

Po ashtu, u diskutuan kërkesat dhe ankesat e mësimdhënësve të paraqitura në mbledhjen e kaluar, ndërsa u përcaktuan prioritetet kryesore të shkollës për vitin e ardhshëm, të cilat përfshijnë rritjen e cilësisë në mësimdhënie, zhvillimin profesional të stafit, fuqizimin e bashkëpunimit me prindërit, avancimin e digjitalizimit dhe krijimin e një mjedisi të sigurt e gjithëpërfshirës për nxënësit.

Në kuadër të rendit të ditës u zhvillua edhe procesi i përzgjedhjes së kryetarit të Këshillit Drejtues të Shkollës, ku Butrint Batalli u rizgjodh në këtë detyrë për vitin shkollor 2026/2027.

Në përfundim të mbledhjes u diskutuan edhe çështje të tjera që lidhen me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, mirëmbajtjen e objektit shkollor, organizimin e aktiviteteve edukative dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shkollës dhe familjes.

Drejtoresha Zana Kurtishi-Rudi falënderoi anëtarët e Këshillit Drejtues për angazhimin dhe kontributin e tyre, duke theksuar se bashkëpunimi i vazhdueshëm mbetet kyç për zhvillimin dhe avancimin e shkollës.

Shqip | English