Shkolla “Mushnikova” shënon ditën e saj me një program artistik

- Advertisement -

Shkolla “Mushnikova”, në Mushnikovë të Prizrenit ka shënuar Ditën e saj me një program të pasur artistik, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i drejtorit Sedat Bajrami:

- Advertisement -

Me emocione të veçanta dhe me gëzim e hare u përmbyll edhe këtë vit Dita e Shkollës sonë– një ditë që bashkoi nxënës, mësimdhënës, prindër, drejtorë, zyrtarë ,Kfori Turk dhe ambasadorin e Turqisë në Kosovë.

Një program i pasur artistik me këngë, valle e recitale na bëri krenarë edhe më shumë për punën e palodhur të mësimdhënësve tanë- punë kjo që pasqyrohet nga angazhimi i vazhdueshëm dhe arritjet e nxënësve.

Shkolla jonë dëshmoi përsëri se është më shumë se një institucion- është një familje që na bashkon dija dhe gjuha e bukur shqipe.

- Advertisement -