E hënë, 24 Shkurt, 2025

Shkolla “Muharrem Shemsedini” në Fshatin e Vjetër në Ferizaj transformohet plotësisht – kushte tejet të mira mësimi për nxënësit

- Advertisement1-

Shkolla “Muharrem Shemsedini” në Fshatin e Vjetër në Ferizaj në prag të vitit të ri shkollir ka bërë ndryshime rrenjësore të ambientit të brendshëm.

Drejtoria e kësaj shkolle njofton se është bërë rregullimi i mureve të klasave, korridoreve, rregullimi i dyshemeve e dyerve, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

- Advertisement -rrrrrrr

Njoftimi i shkollës:

Pas shumë përpjekjeve e mundimeve, arritëm që bashkarisht ta ndryshojmë brendinë e shkollës sonë, ashtu siç edhe kemi planifikuar e ideuar kohë më parë!

Shprehim mirënjohjen tonë ndaj Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Ferizajit konkretisht drejtorit @Afrim Llabjani si dhe z. @Bashkim Bytyqin për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ofruan shkollës sonë në këto ndryshime rrenjësore të ambientit të brendshëm!

Falënderime për të gjithë ata që punuan në rregullimin e mureve të klasave, koridoret, rregullimin e dyshemeve e dyerve, ndriqimin e klasëve dhe koridoreve që ka transformuar ambientet tona mësimore në hapësira më të pasterta ,më të ndritshme e më të këndshme për nxënësit tanë.

Ky angazhim dëshmon përkushtimin tuaj për të krijuar kushte sa më të mira për mësimdhënie e mësimnxënie.

Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë!

Andaj sot shkolla jonë është e gatshme për mësim!

Nxënës të dashur, duke ju uruar shëndet të plotë e shumë suksese, ne ju presim me padurim në shkollë!

Suksese për të gjithë nxënësit!
Punë të mbarë për të gjithë mësimdhënësit!
Me respekt,
Drejtoria e shkollës.

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...