- Advertisement1-
Shkolla ‘Mitrush Kuteli’ në Prishtinë ka njoftuar se sot ka përfunduar trajnimin dy ditor me bazë në shkollë “Strategjitë e Lexim-kuptimit”.
“Sot përfundoi trajnimi dy ditor me bazë në shkollë “Strategjitë e Lexim-kuptimit”.
Aktivitetet dhe njohuritë e marra nga ky trajnim do ta mundësojnë implementimin e projektit të “Bibliotekës Qarkulluese brenda shkollës “dhe përmirësimin e zhvillimit të mendimit kritik të nxënësve”, thuhet në njoftimin e shkollës.
- Advertisement -
“Falënderojmë DKA dhe ETEA për organizimin e trajnimit në të cilin morën pjesë të gjithë mësuesit klasor të shkollës tonë”, thuhet më tej në njoftim. /Albanian Kids Education/