Shkolla “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë anulon aktivitetet për 1 Qershor – shkak loja e rrezikshme nga nxënësit me gërvishtje në Tik Tok

- Advertisement -

Shkolla “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë ka njoftuar se ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për 1 Qershor ditën e fëmijëve për shkak të rasteve të identifikuara (lojë në Tiktok ku bëhet gërvishtja e trupit me mjete të ndryshme).

- paragrafi 1 -

Në njoftimin e shkollës thuhet se aktivitetet e planifikuara mbahen për ditën e shkollës me 11 qershor.

- Advertisement -

“Të nderuar kolegë, me kërkesë të drejtorit të shkollës, nesër me datë 31.05.2024 pezullohen të gjitha aktivitetet për ditën e nesërme me rastin e festës se 1 Qershorit për shkak të rasteve të identifikuara (lojë në Tiktok ku bëhet gërvishja e trupit me mjete të ndryshme) në shkollë dhe të përcjellura në polici”, thuhet në njoftim.

Nesër mbahet mësim i rregullt. / AlbanianEducation.net./.