E diel, 19 Janar, 2025

Shkolla “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë e mbingarkuar, dy nxënës ulen në një karrige

- Advertisement1-

E ndajnë një karrige. Kështu kalojnë orët shumë nxënës të shkollës fillore “Mihal Grameno”, në Fushë Kosovë, për shkak të numrit të lartë të nxënësve.

Rritja e numrit të nxënësve në klasa po ndikon negativisht edhe në mësim, thonë mësimdhënësit.

- Advertisement -

“Natyrisht që është problem rritja e numrit të nxënësve, mandej kemi problem edhe me objekte, për shkak që edhe objekti nuk po e menaxhon numrin e madh të nxënësve, mirëpo nëse do të ishin kushtet për numër më të vogël të nxënësve, mësimi do të ishte më efektiv”, tha Gentiana Zeqiraj-Bujupaj, mësimdhënëse e gjuhës angleze.

Ndonëse, shkolla posedon tre anekse, sipas drejtorit, megjithatë, nuk mjaftojnë.

“Tash i kemi dy anekse shtesë, mirëpo prapë është fluksi i madh i ardhjeve në të tri objektet, por në veçanti në objektin amë, në objektin që jemi këtu, sepse ka ndërtime të larta që ndërtohen në afërsi të kësaj shkolle dhe më pas banorët e shfrytëzojnë shkollën për fëmijët e tyre këtu”, tha drejtori i shkollës fillore “Mihal Grameno”, Ismet Gashi.

Aktualisht, në komunën e Fushë-Kosovës, janë 9 shkolla fillore dhe 3 shkolla të mesme dhe për regjistrimin e fëmijëve kërkohen kushte të caktuara.

“Është bërë një rregullore në nivel komune dhe i kemi ndarë zonat, ku përfshihet territori i secilës shkollë dhe anekseve dhe shkollës amë dhe mbi bazën e kësaj ne kërkojmë kontratën, ose para-kontratën e banesës se ku jeton familja dhe nëse i takon territorit të kësaj shkolle, ne e bëjmë regjistrimin e tyre në këtë shkollë, kërkojmë certifikatën e lindjes ose fletë-kalimin nëse ka ndjekur mësimin në shkollat tjera dhe mbi bazën e kësaj regjistrohet si nxënës i kësaj shkolle”, tha Gashi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...