Në kuadër të shënimit të festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, në shkollën “Migjeni” në fshatin Stanoc të Vushtrrisë u organizua një ceremoni e veçantë në të cilën u nderuan veteranët e arsimit, figura që kanë dhënë kontribut të çmuar në edukimin e shumë brezave të nxënësve.
Drejtoresha e shkollës, Ardita Shala Bekteshi, ndau Mirënjohje për mësimdhënësit e viteve të kaluara, duke theksuar rëndësinë e punës dhe përkushtimit të tyre në zhvillimin e arsimit në këtë komunitet.
Me këtë rast, Mirënjohje u ndanë për:
z. Sherif Hajredinaj
z. Sabri Hajredinaj
z. Halil Hajredinaj
z. Ismet Kasumi
z. Ismet Ahmeti
z. Regjep Haradinaj
z. Fehmi Shala
Drejtoresha Bekteshi u shpreh se këta mësimdhënës përfaqësojnë vlera të mëdha profesionale e njerëzore, duke kontribuar ndër vite në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe formimin intelektual të gjeneratave.
“Falë punës së tyre, shkolla jonë ka trashëguar sukses, vlera dhe përkushtim. Sot, më shumë se kurrë, ndihemi mirënjohës për kontributin e tyre të paçmuar,” tha ajo ndër të tjera.
