Shkolla “Meto Bajraktari”, në Prishtinë vlerësohet me titullin eTwinning School 2026–2027

- Advertisement5 -

Shkolla “Meto Bajraktari”, në Prishtinë është vlerësuar me titullin eTwinning School 2026–2027, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës “Meto Bajraktari”:

- Advertisement - M1

🎉 Lajm i mrekullueshëm për shkollën tonë! 🎉

Me krenari ju njoftojmë se shkolla jonë është vlerësuar me titullin eTwinning School 2026–2027! 🏫✨

Ky çmim është një dëshmi e përkushtimit dhe punës së palodhshme të stafit dhe nxënësve tanë në promovimin e bashkëpunimit, inovacionit dhe vlerave evropiane në arsim.

- Advertisement - m2

💡 Çfarë përfiton shkolla jonë nga ky vlerësim?

✔️ Njohje dhe prestigj në nivel evropian

✔️ Mundësi për projekte dhe bashkëpunime ndërkombëtare

✔️ Zhvillim profesional për mësimdhënësit

✔️ Rritje të cilësisë në mësimdhënie dhe inovacion

✔️ Përparësi në aplikime për projekte si Erasmus+

👏 Jemi shumë të nderuar që konsiderohemi një model për shkollat e tjera dhe vlerësohemi për përkushtimin tonë në promovimin e vlerave të eTwinning.

Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan në këtë sukses! 🙏

Së bashku vazhdojmë drejt arritjeve të reja! 🚀