Shkolla “Meto Bajraktari”, në Prishtinë shënon 75-vjetorin e themelimit

- Advertisement5 -

Shkolla “Meto Bajraktari”, në Prishtinë ka shënuar 75-vjetorin e themelimi, një vatër kjo e dijes dhe edukimit që ndër vite ka nxjerrë gjenerata të arta dhe vazhdon ta mbajë këtë traditë edhe sot.

- paragrafi 1 -

Këtë Ditë të Shkollës shkolla e kremtoi me shumë arritje dhe projekte kombëtare e ndërkombëtare, duke u renditur ndër 3 shkollat më të mira në Prishtinë.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

🎉 75-vjetori i Shkollës “Meto Bajraktari” 🎉

Sot, me krenari dhe emocion të veçantë, kremtuam 75-vjetorin e shkollës sonë “Meto Bajraktari”, një vatër e dijes dhe edukimit që ndër vite ka nxjerrë gjenerata të arta dhe vazhdon ta mbajë këtë traditë edhe sot. 📚✨

- Advertisement - m2

Për dekada me radhë, shkolla jonë ka qenë simbol i përkushtimit, suksesit dhe formimit të shumë brezave që kanë dhënë kontribut në shoqëri. Kjo rrugë e suksesit po vazhdon me përkushtim të pandalshëm nga stafi ynë dhe nxënësit tanë të mrekullueshëm. 🌟

Këtë Ditë të Shkollës e kremtuam me shumë arritje dhe projekte kombëtare e ndërkombëtare, duke u renditur ndër 3 shkollat më të mira në Prishtinë. 🏆 Po ashtu, jemi pjesë e projekteve prestigjioze evropiane si European Union eTwinning dhe Blue Schools European, duke dëshmuar përkushtimin tonë ndaj arsimit modern dhe bashkëkohor. 🇪🇺🌍

Investimet në përmirësimin e kushteve shkollore, avancimi i teknologjisë në mësimdhënie, si dhe sukseset e shumta në gara dhe aktivitete të ndryshme, janë dëshmi e punës dhe përkushtimit tonë të vazhdueshëm. 💻🥇

Nxënësit tanë mbeten qëllimi dhe krenaria jonë më e madhe. Ne do të vazhdojmë ta ruajmë dhe ta forcojmë traditën e suksesit, edukimit cilësor dhe vlerave që na karakterizojnë vit pas viti.

Falenderojmë prindërit e shkollës sonë që gjithmonë janë në mbështetje të çdo iniciative.

706504492 1887880502133678 2542388948407164045 n
Screenshot

Shqip | English