E diel, 23 Shkurt, 2025

Shkolla “Meto Bajraktari” në Prishtinë mban punëtorinë e parë për hartimin e Planit Zhvillimor

- Advertisement1-

Shkolla “Meto Bajraktari” në Prishtinë ka mbajtur punëtorinë e parë për hartimin e Planit Zhvillimor të shkollës, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Sot, me shumë kënaqësi mbajtëm punëtorinë e parë për hartimin e Planit Zhvillimor të shkollës sonë.

Kjo punëtori shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të mjedisit arsimor për nxënësit tanë.

Faleminderim të veçantë për përfaqësuesit nga Instituti Pedagogjik i Kosovës z. Osman Buleshkaj dhe z. Selim Mehmeti për udhëzimet dhe ekspertizën e tyre profesionale, si dhe për Këshillin e Prindërve dhe Nxënësve që me kontributet dhe idetë e tyre po ndihmojnë në krijimin e një plani gjithëpërfshirës.

Po ashtu një falënderim i veçantë shkon për stafin pedagogjik dhe mbështetës të shkollës, të cilët me përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre po sigurojnë që ky proces të jetë i suksesshëm.

Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për shkollën dhe komunitetin tonë!
Ps. Faleminderit @Tectigon Academy për hapësirën e përshtatshme!

- Advertisement -rrrrrrr

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....