Sot, nxënësit dhe stafi i shkollës “Mehmet Gjevori” në Prishtinë zhvilluan një sërë aktivitetesh përkujtimore kushtuar Epopeja e UÇK-së, shkruan AlbanianEducation.net.
Nxënësit morën pjesë në recitime, prezantime dhe aktivitete artistike për të përkujtuar sakrificën e familjes së Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.


Dhurata për mësimdhënësit
Drejtoresha e shkollës, Vlora Maliqi, i dhuroi dhurata mësimdhënësve në nder të 7 Marsit, duke vlerësuar kontributin e tyre në edukimin dhe përkujdesjen ndaj nxënësve.

Mirënjohje për mësuesin e dalluar
Në kuadër të aktiviteteve, drejtoresha ndau edhe mirënjohje për mësuesin e dalluar të shkollës, Arton Imeri, duke theksuar punën e tij të shquar dhe kontributin e jashtëzakonshëm në përgatitjen e nxënësve.

/AlbanianEducation.net/.