Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Mehmet Gjevori”, Prishtinë, njofton të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar se ka hapur procedurën për pranimin e ofertave për shërbime transporti dhe fotografimi, në kuadër të organizimit të aktiviteteve jashtëshkollore për vitin shkollor 2025/2026.
Shkolla ka ftuar të gjitha agjencitë e licencuara të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar dhe ofertat e tyre brenda afatit të përcaktuar, duke respektuar plotësisht kriteret dhe udhëzimet ligjore në fuqi.
Njoftimi i shkollës:
FTESË PËR OFERTË PËR TRANSPORT DHE FOTOGRAFIM
Bazuar në Udhëzimin Administrativ (MASHT) nr. 02/2016 për aktivitetet jashtëshkollore, Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Mehmet Gjevori”, Prishtinë, shpall këtë:
FTESË PËR OFERTË Nr. 1
Nr. prot.: 208/25 | Data: 01.12.2025
ShFMU “Mehmet Gjevori” në Komunën e Prishtinës organizon aktivitetet e mëposhtme jashtëshkollore. Ftohen operatorët ekonomikë të dorëzojnë ofertat e tyre, duke respektuar kushtet e paraqitura në këtë ftesë.
I. Informata të përgjithshme
1. Ftesa për ofertë mbetet e hapur 7 ditë pune (7) ditë pune, nga data 01.12.2025 deri më 09.12.2025.
2. Ofertat duhet të përmbajnë çmimin për nxënës dhe mësimdhënës dhe të përfshijnë:
• Shëtitjen e klasave të pesta në rajonin e Prishtinës dhe në territorin e Kosovës (vizita në vende historike dhe me karakter mësimor);
• Shëtitje apo vizita me karakter mësimor në institucione publike dhe private;
• Shëtitje në natyrë deri në pesë (5) km larg territorit të Komunës së Prishtinës;
• Shëtitje kolektive të mësimdhënësve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Greqi, Bullgari, etj.
3. Çështjet e tjera specifike rregullohen në kontratën ndërmjet autoritetit kontraktues (shkolla) dhe operatorit ekonomik (agjencisë).
4. Operatorët ekonomikë duhet t’i përmbahen Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr. 02/2016 dhe të gjitha akteve ligjore/nënligjore në fuqi.
II. Kushtet
1. Operatori ekonomik duhet të ketë leje pune, përveç licencës D të përmendur në pikën 4;
2. Të posedojë certifikatën e biznesit dhe të dhënat përkatëse të biznesit;
3. Të ketë vërtetimin tatimor nga ATK;
4. Të posedojë licencën D sipas Ligjit për transportin me të drejtë qarkullimi jashtë kufijve të Republikës së Kosovës;
5. Të ketë kryer kontrollimin teknik të të gjithë autobusëve sipas procedurave ligjore;
6. Të ketë numër të mjaftueshëm autobusësh për nevojat e shkollës;
7. Autobusët të jenë komfort dhe të pajisur me klimë;
8. Të ofrojë listën e ngasësve (shoferëve) të autobusëve dhe stafit përcjellës në ekskursione;
9. Të ofrojë referenca për organizime të ngjashme (eksursione, veçanërisht me maturantë).
III. Dokumentet e kërkuara
1. Leja e punës e operatorit ekonomik;
2. Certifikata e biznesit dhe të dhënat shoqëruese;
3. Vërtetimi tatimor nga ATK;
4. Licenca D për transport ndërkombëtar;
5. Librezat e të gjithë autobusëve;
6. Dëshmia e kontrollimit teknik;
7. Dëshmi për komfortin/klimën e autobusëve;
8. Lista e ngasësve me licencë D për transport ndërkombëtar;
9. Referenca dhe dëshmi të tjera organizative.
IV. Dorëzimi i dokumenteve
1. Ftesa për ofertë është e hapur nga 01.12.2025 deri më 09.12.2025;
2. Dokumentet dorëzohen në zarf të mbyllur në objektin e shkollës;
3. Dokumentet nuk kthehen dhe duhet të jenë kopje të noterizuara;
4. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen; aplikacionet e mangëta refuzohen;
5. Shqyrtimi dhe vlerësimi bëhet nga Komisioni përkatës i shkollës, duke respektuar legjislacionin në fuqi;
6. Ofertuesi i përzgjedhur merr përsipër të gjitha obligimet ligjore të kontratës.