E enjte, 19 Shtator, 2024

Shkolla me vetëm një nxënëse, vogëlushja në lot kërkon mësues

- Advertisement1-

Alesja Alilaj, vetëm 8 vjeç, kërkon që të arsimohet në fshatin e saj Boshanj, i cili ndodhet vetëm 25 minuta larg Ersekës.

Mungesa e një mësuesi ka bërë që këtë vit të ri shkollor, ajo të qëndrojë në shtëpi.

- Advertisement -

Për shkak të mosrinovimit të kontratës së mësuesit, dhe problemeve të tjera nga Drejtoria Arsimore e Kolonjës, e detyron vajzën 8- vjeçare që të mos ndjekw procesin arsimor.

Gazetari, Xhensil Shkembi, na përcjell gjithë historinë e vajzës për studion e Euronews Albania.

Shkëmbi tha se për shkak të rrugës së keqe dhe mungesës së shërbimeve ka bërë që ky fshat të shpopullohej, ku vitin e kaluar kanë qënë vetëm 3 nxënës në shkollë dhe këtë vit vetëm një.

Me lot nw sy vajza kwrkoi qw tw ketw mundwsinw qw tw ndjekw shkollwn fillore nw fshatin ku banon.

“Dikur ishte i populluar, afro 100 familje deri para 10- 11 vitesh kanë jetuar aty, ndërkohë sot, për shkak të degradimit të rrugës, për shkak të mungesës së shërbimeve, vetëm 10 shtëpi janë të banueshme. Numri i nxënësve ka rënë, ka rënë aq shumë sa më duhet të them që aty është nxënëse vetëm Alesja Alilaj. Sot së bashku me mua dhe me të ëmën u nisëm drejt shkollës por nuk mundëm që ajo të bënte mësim sepse mësuesi që ajo ka pasur deri vitin e kaluar, i ka mbaruar kontrata dhe kështu edhe për shkak të burokracive të portalit por edhe prej Drejtorisë Vendore Arsimore Kolonjë, asnjë mësues nuk ka shkuar aty edhe pse ligji thotë që në qoftë se një person kërkon të marrë dije, mësuesi duhet të jetë aty”- tha Shkembi.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...

“Prindi 1”, “Prindi 2”, në vend nëna dhe babai, Komuna e Prishtinës del me sqarim pas reagimeve të shumta

Të martën një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë ka shkaktuar reagime të...

Krenare Çerkini, një ndër dy shqiptaret e vetme në historinë e universitetit prestigjioz

Krenare Çerkini është frymëzim për shumë vajza të reja nga Kosova. E reja nga qyteti...