Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Prizren ka festuan Ditën e Fëmijëve – 1 Qershorin me disa aktivitete.
Nxënësit nën udhëheqjen e mësueseve Jetesa Bytyqi dhe Arta Gashi, realizuan një aktivitet që solli kreativitet dhe edukim
Postimi i shkollës:
🎊Festa e 1 Qershorit ⭐️🍒📚
🎈 Balonat e Vlerave – Fluturojmë mes dashurisë, miqësisë dhe së drejtës 🎈
Sot, ambienti ynë u mbush me gëzim, ngjyra dhe buzëqeshje të pafundme!
Nxënësit tanë nën udhëheqjen e mësueseve tona të mrekullueshme *JETESA BYTYÇI* dhe *ARTA GASHI*, realizuan një aktivitet të veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Secili nxënës zgjodhi të shprehë një vlerë njerëzore apo një mesazh pozitiv në një balonë të bardhë, si: ❤️ dashuri, 🤝 miqësi, 🕊️ paqe, 🌈 mirësi, ⚖️ të drejtat e fëmijëve, 💪 guxim, 🎓 të drejtën për arsimim.
🌟 Aktiviteti solli gëzim, kreativitet dhe edukim përmes vlerave që duam të kultivojmë çdo ditë te nxënësit tanë.Me shumë lojëra, muzikë dhe surpriza të bukura, festa u bë edhe më magjike që sollën emocione të veçanta dhe argëtim pa fund për të vegjlit tanë! 🐻🎭