Shkolla “Kadri Kusari” fiton çmimin “Best Partnership Award” në konferencën e Superschools

- Advertisement5 -

Shkolla “Kadri Kusari” ka arritur një sukses të rëndësishëm ndërkombëtar në kuadër të programit Superschools të RYCO.

- paragrafi 1 -

Projekti “Rrugët që na bashkojnë”, i realizuar në bashkëpunim me Gjimnazin “30 Shtatori” nga Rozhaja, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Best Partnership Award” gjatë Konferencës së Superschools të mbajtur në Zlatibor, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Sipas njoftimit të shkollës, çmimi është pranuar në emër të të dy institucioneve arsimore si simbol i bashkëpunimit, miqësisë dhe angazhimit të përbashkët të të rinjve në ndërtimin e urave të komunikimit dhe mirëkuptimit.

702752797 122161539770972152 6426036320672848480 n

703015150 122161539728972152 892588617986438098 n

- Advertisement - m2

Njoftimi i plotë:

SHMLE “Kadri Kusari” – Qendra e Karrierës

Superschools RYCO

Projekti, “Rrugët që na bashkojnë”

Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe krenarë të ndajmë me ju një moment shumë të veçantë për shkollën tonë!

Në Konferencën e Superschools në Zlatibor, projekti ynë “Rrugët që na bashkojnë”, i realizuar me shumë përkushtim në bashkëpunim me Gjimnazin “30 Shtatori” nga Rozhaja, u vlerësua me çmimin prestigjioz “BEST PARTNERSHIP AWARD”. 🏆

Ky çmim është pranuar në emër të të dy shkollave tona, si simbol i një miqësie të sinqertë, bashkëpunimi të fortë dhe një rruge të përbashkët që na ka afruar më shumë se kurrë.
Ky nuk është vetëm një çmim… , është dëshmi e punës, përkushtimit, emocioneve dhe kujtimeve të paharrueshme që ndërtuam së bashku.

Është dëshmi se kur të rinjtë bashkohen, krijohen ura që zgjasin përgjithmonë.

Faleminderit nga zemra të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe partnerëve që e bënë të mundur këtë sukses kaq domethënës!

Një falënderim i veçantë për RYCO- në, për mundësinë e dhënë dhe mbështetjen e vazhdueshme, që e bëri të mundur realizimin e këtij projekti dhe këtë sukses të përbashkët.

Superschools RYCO

Shqip | English