Shkolla “Kadri Beba” fituese e projektit “Kundër Diskriminimit – Bashkë Përmes Sportit dhe Edukimit”

- Advertisement5 -

Shkolla “Kadri Beba” në Ribar të Madh të Lipjanit është shpallur fituese e projektit “Kundër Diskriminimit – Bashkë Përmes Sportit dhe Edukimit”, një iniciativë me vlerë prej 5,000.00 euro, e financuar nga Bashkimi Evropian përmes Play International.

- paragrafi 1 -

Ky projekt synon të promovojë barazinë, gjithëpërfshirjen dhe respektin ndërmjet nxënësve përmes aktiviteteve sportive dhe edukative, duke krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të shëndetshëm për të gjithë.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

Shkolla “Kadri Beba” në qendër të vëmendjes, të Bashkimit Europian

Shkolla jonë është shpallur fituese e projektit “Kundër Diskriminimit – Bashkë Përmes Sportit dhe Edukimit”, një iniciativë me vlerë prej 5,000.00 euro, e financuar nga Bashkimi Evropian përmes Play International.

- Advertisement - m2

Ky projekt synon të promovojë barazinë, gjithëpërfshirjen dhe respektin ndërmjet nxënësve përmes aktiviteteve sportive dhe edukative, duke krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të shëndetshëm për të gjithë.

Përmes këtij angazhimi, nxënësit tanë do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësi sociale, të forcojnë frymën e bashkëpunimit dhe të ndërgjegjësohen për rëndësinë e pranimit të diversitetit.

Jemi të përkushtuar që ta realizojmë këtë projekt me sukses dhe të japim kontribut në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe pa diskriminim.

Jemi shumë mirënjohës ndaj organizatês Play International dhe Bashkimit Evropian për mbështetjen e këtij projekti dhe nxënësve të shkollës sonë:

1. Elham Terpeza,

2. Diellza Grajqevci,

3. Albinesa Krasniqi,

4. Suela Zani dhe

5. Anik Vesiqi, të cilët kontribuan me idet e tyre gjatê hartimit tê projektit.

Me respekt!
Nehat Tërpeza
Drejtor i shkollês