Shkolla “Jonuz Zejnullahu” në Viti përfiton grant prej 585 mijë euro

- Advertisement5 -

Shkolla e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu”në Viti është përzgjedhur ndër shkollat e para që ka përfituar nga thirrja e parë e Fondit të Sfidave të Kosovës (KCF) të menaxhuar nga MASHT-T dhe atë me një grant prej 585,600 euro.

- paragrafi 1 -

Ky grant mbështetet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ) dhe që zbatohet nga Banka Gjermane për Zhvillim ( KfW ) pritet që këtë institucion shkollor ta transformoj një qendër moderne për fushën e makinerisë.

- Advertisement - M1

Komuna e Vitisë njofton se me këtë projekt do të investohet në infrastrukturën dhe cilësinë e mësimdhënies përmes renovimit rrënjësor, përfshirë punëtoritë, instalimet e reja elektrike, ujësjellësi, si dhe sisteme moderne të ngrohjes qendrore dhe ngrohjes solare.

Po ashtu parashihet edhe të bëhet pajisja me teknologji dhe makineri moderne për profilet e ndryshme si: Operator prodhimi, Saldator dhe Metalpunues.

Në kuadër të këtij projekti pritet të këtë edhe trajnime të ngritjes profesionale për nxënësit për të hyrë më lehtë në tregun e punës dhe atë me partnerë të ndryshëm të operatorëve ekonomik.