Shkolla “Jeta e Re”, në Suharekë ka njoftuar se është hapur afati i dytë për regjistrimin në klasën e dhjetë, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla njofton se afati i regjistrimit do të jetë i hapur për datat 19, 20 dhe 21 gusht 2025.
Njoftimi i plotë:
📢 Njoftim për afatin e dytë të regjistrimit në klasën e dhjetë
Të nderuar nxënës dhe prindër,
Shkolla jonë njofton se afati i dytë i regjistrimeve për klasën e dhjetë do të zhvillohet më datat:
19, 20 dhe 21 gusht 2025.
📅 Rezultatet e pranimit do të shpallen më 22 gusht 2025.
📌 Për regjistrim, kandidatët duhet të kenë me vete:
• Certifikatën e lindjes
• Dëftesën e shkollës së mesme të ulët
• Formularin e aplikimit, i cili merret në shkollë gjatë paraqitjes për regjistrim
Ftojmë të gjithë nxënësit e interesuar të respektojnë afatet dhe të sigurojnë dokumentet e nevojshme.