Shkolla “Jahë Salihu” në fshatin Molliq ka festuar 78-vjetorin e themelimit të saj, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Në ambientet e shkollës sonë u organizuan aktivitete festive me rastin e 78-vjetorit të themelimit të saj.
Në këtë ditë të veçantë, nxënësit tanë performuan me shumë përkushtim dhe emocion përpara prindërve, mësimdhënësve dhe mysafirëve të pranishëm.
Falëndërojmë për prezencen e tyre në festën e shkollës sonë USA në DKA në Gjakovë z.Zymber Berisha dhe zyrtarin z.Dukagjin Ademi.