E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Shkolla ia uroj ditëlindjen përmes një postimi, mësuesja Ermira Krusha nga Prizreni: Mora dhuratën më të ngrohtë dhe më motivuese

- Advertisement1-

Emira Krusha, mësimdhënëse e TIK-ut në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren përmes një mesazhi ka falënderuar drejtorin e kësaj shkolle Rrahim Bekteshi për mbështetjen.

Ajo ka shprehur gëzimin pasi shkolla ka bërë një postim për ditëlindjen e saj të 28-të, duke thënë se ka qenë një nga dhuratat më të mira, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i mësueses Ermira:

I nderuari drejtor,

Dje mbusha plot 28 vjet. Kam marrë dhurata në çdo ditëlindje si çdokush. Disa më kujtohen, por shumica po harrohen me kalimin e viteve.

Falë jush, dje arrita ta marrë dhuratën më të vlefshme, më të ngrohtë dhe më motivuese gjerë më tani.
Momentin kur lexova postimin për ditëlindje në faqe të shkollës, nuk mund ta përshkruaj me fjalë.
Ende pa i mbush 1 vjet me përvojë pune, marrja e një urimi të tillë nga ju e nga shkolla, është një krenari e madhe për mua.

Drejtor,
Ndoshta ju kujtohet, që në ditën e parë kur u paraqita në shkollë, ju ritheksova që ju ishit arsyeja se pse unë e zgjodha këtë shkollë, edhe pse pata rast të zgjedhi 3 shkolla të ndryshme.
Unë nuk ju njihja juve si person , por vetëm dëgjoja sukseset tuaja dhe ndryshimet që i realizonit në shkollë.
Përveç këtyre, ju gjithashtu më keni mbështetur tej mase gjatë përfundimit të praktikës pedagogjike.

Tani, me kalimin e kohës po ju njoh edhe më tepër juve dhe po e dëshmoj çdo ditë e më shumë se ndoshta kam marrë vendimin më të qëlluar të jetës duke e zgjedhur këtë shkollë.

- Advertisement -rrrrrrr

Të punësohesh, sidomos të punësohesh në institucione shtetërore është fat i madh. Por në qoftë se nuk ke drejtues që të vlerësojnë dhe kolegë që bashkëpunojnë atëherë as puna e bërë e as rroga e marrë nuk do të kenë aspak vlerë.

Fatmirësisht unë i zotëroj që të dy, edhe drejtues që më vlerësojnë, motivojnë e më avancojnë, por edhe kolegë që bashkëpunojnë.

Jam dhe do të jem gjithmonë në shërbim të juajin dhe të shkollës drejtor, me gjithë fuqinë që kam.
Padyshim se do të vazhdojmë ta bëjmë edhe më tutje shkollën tonë storie suksesi!

Respekt i pafund!
Mësimdhënësia e TIK-ut :
Ermira Krusha

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet profesori Bahri Hajredini nga Mitrovica

Profesori Bahri Hajredini, një figurë e nderuar dhe udhëheqës i shumë brezave nxënësish, del...

Shkolla “Mid’hat Frashëri” në Krajk të Hasit feston në mënyrë madhështore 28 Nëntorin

Fëmijët e klasës përgatitore të SHFMU "Mid'hat Frashëri" Krajk -Has me edukatoret e tyre...

VJEN PREMTIMI I MADH: Nga 671 në 840 euro, rritje e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin...

Shkolla “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit organizon program festiv për 28 Nëntorin

Për nder të “28 Nëntor” , SHFMU “Pjetër Budi”, organizoi një program festiv për...