Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë në prag të vitit të ri shkollor ka realizuar procesin e deratizimit dhe dezinsektimit në të gjithë objektin e brendshëm të shkollës, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi:
Njoftim
Dje, gjatë ditës, në shkollën tonë është realizuar procesi i deratizimit dhe dezinsektimit në të gjithë objektin e brendshëm të shkollës.
Qëllimi i këtij procesi është krijimi i një ambienti të pastër dhe të sigurt në mënyrë që nxënësit tanë ta fillojnë vitin e ri shkollor në një ambient sa më të mirë.
Falënderojmë DKA-në, për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë.
#dezinsektim
#deratizim
Me respekt,
Drejtoria e shkollës