Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Mësimdhënësve ku u analizuan të dhënat për periudhën e parë të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026, duke shqyrtuar ecurinë e përgjithshme të procesit mësimor dhe rezultatet e arritura.
Gjatë takimit u diskutua sipas rendit të ditës për: suksesin e nxënësve, vijueshmërinë,
disiplinën si dhe për forma dhe metoda më efektive për një mësimdhënie më atraktive dhe më të suksesshme për nxënësit.
Njoftimi i shkollës:
Mbledhja e Këshillit të Mësimdhënëve
Më datë 20 prill 2026, në shkollën tonë u mbajt mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve, bazuar në planifikimin e dinamikës së punës për këtë periudhë nga drejtoria e shkollës.
Qëllimi i këtij takimi ishte analiza e të dhënave për periudhën e parë të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026, duke shqyrtuar ecurinë e përgjithshme të procesit mësimor dhe rezultatet e arritura.
Në mbledhje morën pjesë të gjithë mësimdhënësit e të dy cikleve, nga klasat 1-5 dhe 6-9.
Gjatë takimit u diskutua sipas rendit të ditës për: suksesin e nxënësve, vijueshmërinë,
disiplinën si dhe për forma dhe metoda më efektive për një mësimdhënie më atraktive dhe më të suksesshme për nxënësit.
Falënderojmë të gjithë mësimdhënësit për pjesëmarrjen në mbledhje dhe për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në përmirësimin e cilësisë së procesit edukativo-arsimor.
Me respekt,
Drejtoria e shkollës!