Shkolla “Ismail Luma” në Lipjan me njoftim shumë të rëndësishëm

- Advertisement5 -

Shkolla “Ismail Luma” në Lipjan ka njoftuar se pas monitorimit të hapësirave të brendshme dhe të jashtme të shkollës nga Ekipi i Shkollës për Menaxhimin e Emergjencave, si dhe pas konsultimeve me DKA-në dhe Këshillin e Prindërve të Shkollës, është marrë vendim që procesi mësimor të vazhdojë në objektin e shkollës së tyre.

- paragrafi 1 -

Shkolla ka njoftuar tutje se aktualisht, vetëm hapësirat e shkollës që shfrytëzohen nga parashkollorët nuk janë ende në gjendje të gatshme për vijimin e procesit mësimor.

- Advertisement -

Shkolla thotë se për këtë kategori do të gjendet një alternativë në ditët në vijim, për të cilën prindërit do të njoftohen nga stafi i edukatoreve.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM
Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,

- Advertisement -

Pas monitorimit të hapësirave të brendshme dhe të jashtme të shkollës nga Ekipi i Shkollës për Menaxhimin e Emergjencave, si dhe pas konsultimeve me DKA-në dhe Këshillin e Prindërve të Shkollës, është marrë vendim që procesi mësimor të vazhdojë në objektin e SHFMU “Ismail Luma” në Lipjan për nxënësit e klasave I – IX (1 – 9), duke filluar nga data 19.01.2026 (e hënë).

Pas vërshimit të ujit në hapësirat e jashtme dhe të brendshme të shkollës, si pasojë e reshjeve atmosferike, institucionet komunale dhe organet e shkollës kanë qenë në angazhim të vazhdueshëm për krijimin e kushteve të nevojshme për rikthimin sa më të shpejtë në objektin shkollor. Si masë paraprake dhe me qëllim të mos humbjes së orëve mësimore, në bashkërendim me DKA-në dhe Drejtorinë e SHFMU “Vëllezërit Frashëri”, është marrë vendim për vijimin e përkohshëm të mësimit në objektin e kësaj shkolle.

Njëkohësisht, kanë vazhduar punimet për rikthimin e gjendjes së përshtatshme për vijimin e procesit mësimor në objektin e SHFMU “Ismail Luma” në Lipjan. Gjatë kësaj periudhe është realizuar pastrimi dhe dezinfektimi i plotë i shkollës, një pjesë e pajisjeve dhe mjeteve të dëmtuara janë zëvendësuar me të reja me mbështetjen e Komunës, si dhe po vazhdon procesi i tharjes së mureve nga lagështia.

Aktualisht, vetëm hapësirat e shkollës që shfrytëzohen nga parashkollorët nuk janë ende në gjendje të gatshme për vijimin e procesit mësimor. Për këtë kategori do të gjendet një alternativë në ditët në vijim, për të cilën prindërit do të njoftohen nga stafi i edukatoreve.

Këto ditë kanë qenë mjaft sfiduese për shkollën tonë, por falë bashkëpunimit me DKA-në, SHFMU “Vëllezërit Frashëri” dhe organet e shkollës, kjo situatë është menaxhuar me sukses, pa shkaktuar pasoja të mëdha në procesin mësimor dhe duke mundësuar rikthimin e nxënësve në një kohë të shkurtër në objektin e tyre shkollor.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj!