Shkolla Iliriada në Antwerpen të Belgjikës ju ka bërë thirrje personave të kualifikuar në fushën e arsimit që t’i bashkohen pasi kanë nevojë për mësimdhënës, shkruan AlbanianEducation.net.
Në shkollën Iliriada aktualisht janë të regjistruar 140 nxënës.
Njoftimi i shkollës:
Thirrje nga Shoqata Iliriada
Të dashur arsimdashës, të dashur mësuese dhe mësues,
Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë të kualifikuar në fushën e arsimit që të na bashkohen në Shkollën Iliriada në Antwerpen, Belgjikë, për dhënien e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
Aktualisht, në Shkollën Iliriada janë të regjistruar 140 nxënës dhe, falë angazhimit të mësuesve tanë të përkushtuar, mësimi po zhvillohet me shumë sukses. Megjithatë, kemi gjithmonë nevojë për më shumë mësimdhënës për të përmbushur kërkesat në rritje.
Ju lutemi të paraqiteni për më shumë informacion në:
Departamenti i Arsimit
📞 0487 20 54 07
📞 0494 71 57 51
📧 [email protected]
Me respekt,
Ismet Ademi
Kryetar i Shoqatës Iliriada Antwerpen, Belgjikë