Shkolla “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit shënon ditën e saj

- Advertisement5 -

Është shënuar dita e shkollës “Ilaz Thaçi”, në Han të Elezit.  

- paragrafi 1 -

Drejtorit i shkollës Akif Shkreta  ka çmuar lart veprimtarinë e dëshmorit Ilaz Thaçi, ku kjo shkollë bartë me krenari emrin e tij.

- Advertisement - M1

Postimi i plotë i shkollës:

Shënohet dita e shkollës

Në bashkëpunim me zyrën e kryetarit të komunës, DKA dhe drejtorinë për kulturë, sot është shënuar dita e shkollës me homazhe në fshatin Krivenik, vizitë muzeun e fshatit, si dhe manifestimi qendror në shtëpinë e kulturës ” Imri Curri” Hani i Elezit.

- Advertisement - m2

Në fjalën e drejtorit Akif Shkreta çmohet lart veprimtaria e dëshmorit Ilaz Thaçi, ku shkolla jonë bartë me krenari emrin e tij.

Po ashtu pjesë e përkujtimit të pandashëm ishte edhe dëshmori Baki Krasniqi, Raif Thaçi si dhe gazetari anglez Karem Levton.

Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve !

Për ketë ditë të lavdishme drejtori i shkollës ndanë mirënjohje për përkushtimin në punë për pedagogun e shkollës Irfan Qajani.

Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan në organizmin festiv, ku u krijua një atmosferë festive me karakter atdhetar, kulturor e edukativ.

Urime dita e shkollës !