Shkolla “Ibrahim Mazreku” në Malishevë shpall ditë zie te premten, pezullohet mësimi nesër

- Advertisement5 -

Shkolla “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë ka njoftuar se dita e premte, 17 prill 2026, do të jetë ditë zie, në shenjë respekti dhe solidarizimi pas humbjes së dy nxënësve të saj.

- paragrafi 1 -

Shkolla thotë se vendimi është marrë në koordinim me Drejtorinë e Arsimit, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Mësimdhënësve.

- Advertisement - M1

Si rrjedhojë, gjatë kësaj dite do të pezullohet procesi mësimor.

Njoftimi i plotë:

Në koordinim me Drejtorinë e Arsimit, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Mësimdhënësve, njoftojmë të gjithë nxënësit, prindërit dhe stafin e SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë, se në shenjë solidarizimi dhe respekti për ndarjen tragjike nga jeta të nxënësve tanë të klasës së tretë: Naile dhe Kujtim Berisha, si dhe të prindit të tyre, Ilir Berisha, dita e premte, më 17.04.2026, shpallet: Ditë Zie në shkollën tonë.

- Advertisement - m2

Gjatë kësaj dite pezullohet procesi mësimor.

Ftojmë të gjithë nxënësit dhe stafin që këtë ditë ta respektojmë me dinjitet, qetësi dhe solidaritet.

Për organizimin e mbledhjes përkujtimore do t’ju njoftojmë me kohë.

Me respekt,

Drejtoria e SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë