E diel, 23 Shkurt, 2025

Shkolla “Ibrahim Mazreku” në Malishevë e organizon në mënyrë madhështore Festën e Abetares

- Advertisement1-

Shkolla “Ibrahim Mazreku” në Malishevë ka organizuar në mënyrë jashtëzakonisht të bukur Festën e Abetares.

Në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, mësimdhënësit e SHFMU “Ibrahim Mazreku” Malishevë, bashkë me nxënësit në formatin më të bukur e organizuan Festën e Abetares, për vitin shkollor 2023/2024, shkruan Albanianaeducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

 

Festa e Abetarës

Sot, më 17.05.2024, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, mësimdhënësit e SHFMU “Ibrahim Mazreku” Malishevë, bashkë me nxënësit në formatin më të bukur kanë organizuar Festën e Abetares, për vitin shkollor 2023/2024.

Imagjinata, kreativiteti dhe përkushtimi deri në perfeksion i mësuseve Blertë,Leonorë, Donjetë, Naile dhe mësusit Hamit, e bënë festën një skenë të bukur teatri të ëndrrave për fëmijët duke zbërthyer deri në detaje, figurat, numrat, shkonjat e ngjyrat e festës.

Këtë ngjarje brilante në hapje e përshendeti drejtoresha e shkollës, Rrezartë Mazreku Kastrati, e cila në fjalën e saj tha se “këta fëmijë me ndihmën e mësueseve dhe prindërve e kanë përmbyllur me sukses vitin duke tejkaluar sfida, me angazhim, vullnet dhe përpjekje të madhe”.

- Advertisement -rrrrrrr

Poashtu ajo tha: “ky rrugëtim i vështirë dhe i bukur nuk do të kishte rezultatin e dëshiruar pa mbështetjen dhe rolin e rëndësishëm të prindërve në shtëpi”.

Në fund të programit kulturo-artistik të gjithë nxënësit u shpërblyen me lëvdata.

Falënderojmë mësimdhënëset/it, nxënësit, prindërit për punën dhe bashkëpunimin, fëmijeve iu uroj suksese në rrugëtimin e tyre arsimor e jetësor!

Gëzuar Festa e Abetares!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...