Drejtori i Arsimit në Deçan, Besnik Hulaj, ka njoftuar se sot është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Shkollës së Mesme Profesionale IAAP “Tafil Kasumaj” dhe Shkollës së Mesme Profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë një shkollë me traditë dhe performancë të lartë në Shqipëri, shkruan AlbanianEducation.net.
Nënshkrim i Memorandumit të Bashkëpunimit
Sot, më 20.08.2025, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Shkollës së Mesme Profesionale IAAP “Tafil Kasumaj” dhe Shkollës së Mesme Profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë një shkollë me traditë dhe performancë të lartë në Shqipëri.
🙏 Falënderim të veçantë për Profesorin e nderuar , z. Ramë Likaj, për praninë e tij; për Drejtorin e IAAP “Tafil Kasumaj”, z. Lan Stojkaj, për punën e palodhshme; si dhe për profesorin z. Enver Osdautaj për kontributin e tij të çmuar.
Faleminderim po ashtu për Drejtorin e shkolles Profesionale “Kolin Gjoka z.Bardh Dedgjonaj dhe stafin mbeshtetës të kesaj shkolle.
🤝 Memorandumi u nënshkrua në praninë time si Drejtor i DKA-së së Deçanit dhe zyrtarit të Arsimit nga Bashkia e Lezhës, duke u mundësuar dhe mbështetur nga kryetarët:
• z. Bashkim Ramosaj, Kryetar i Komunës së Deçanit
• z. Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë së Lezhës
Momerandumi u nenshkrua nga z.Lan Stojkaj
Ky bashkëpunim hap rrugë përvoja të reja dhe rezultate të prekshme në të ardhmen për të dy institucionet arsimore. 🌍📚