Shkolla “Hilmi Rakovica” në Prishtinë: Riajdin do ta kujtojmë gjithmonë si nxënës i urtë dhe shumë i sjellshëm

- Advertisement -

Shkolla “Hilmi Rakovica” në Prishtinë ka reguar pasi nxënësi i tyre, Rijad Hyseni, vdiq sot si pasojë e therjes me thikë.

- paragrafi 1 -

Në një njoftim të kësaj shkolle thuhet se ‘kjo ngjarje tragjike na tronditi thellë dhe na preku pa masë’.

- Advertisement -

“Riajdin do ta kujtojmë gjithmonë si nxënës i urtë dhe shumë i sjellshëm”, thonë në telegramin e ngushëllimit të shkollës.

Telegrami i ngushëllimit:

Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës,

- Advertisement -

Sot më pikëllim, morëm lajmin për humbjen e jetës së nxënësit të shkollës sonë, Rijad Hyseni.

Kjo ngjarje tragjike na tronditi thellë dhe na preku pa masë.

Lajmet e tilla sjellin trishtim dhe dhimbje të mëdha.

Rijadi sot është dashur të jetë ulur në bankat e shkollës bashkë me shokë e shoqe të klasës IX/1.

E nderuar familje Hyseni,

Në këto momente bashkëndiejmë dhimbjen me ju dhe të gjithë familjarët tuaj.

Riajdin do ta kujtojmë gjithmonë si nxënës i urtë dhe shumë i sjellshëm.

Në emër të menaxhmentit të shkollës, mësimdhënësve dhe nxënësve iu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta!

Rijad, dritë pastë shpirti yt i bardhë!

Pusho në paqe!