Shkolla “Hil Mosi” nga Jabllanica e Vogël zë vendin e parë në testin e Arritshmërisë në komunën e Pejës

- Advertisement -

Shkolla “Hil Mosi” nga Jabllanica e Vogël ka zënë vendin e parë në testin e Arritshmërisë në komunën e Pejës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka bërë të ditur për AlbanianEducation.net drejtori i shkollës Riza Mujaj.

- Advertisement -

“Sot janë shpallur rezultatet e testit të arritshmërisë, dhe me krenari njoftojmë se vendin e parë e ka zënë SHFMU “Hil Mosi” nga Jabllanica e Vogël! 🏆📚 Ky sukses i jashtëzakonshëm është fryt i një pune të palodhshme, përkushtimi të vazhdueshëm dhe një udhëheqjeje vizionare”, ka thënë drejtori Riza Mujaj.

517994802 1430622427987059 6041326865046748724 n

“Urime stafit pedagogjik, nxënësve, prindërve dhe të gjithë komunitetit të shkollës “Hil Mosi”! Kjo është një dëshmi e qartë se arsimi cilësor ndërtohet çdo ditë, me dashuri, përkushtim dhe vizion”, ka thënë drejtori Mujaj.

- Advertisement -

516503720 767797202241701 5155334585272541932 n

/AlbanianEducation.net/.