Shkolla “Hasan Prishtina”, shënon ditën e saj me aktivitete të shumta

- Advertisement -

Shkolla “Hasan Prishtina” në Prishtinë me një sërë aktivitetesh ka shënuar ditën e shkollës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Prezent në këtë ditë të shënuar, ka qenë edhe drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini dhe zyrtarë të tjerë.

- Advertisement -

Postimi i drejtorit të Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini:

Sot, pjesë e manifestimit tradicional me rastin e Ditës së Shkollës në SHFMU “Hasan Prishtina” 📚✨.

Një ditë e mbushur me emocione, kreativitet dhe krenari, ku nxënësit shkëlqyen me programin e tyre të pasur kulturor dhe artistik 🎤🎭.

- Advertisement -

Atmosfera ishte e mrekullueshme, me prezantime që reflektonin përkushtimin e mësimdhënësve dhe talentin e jashtëzakonshëm të nxënësve tanë 🌟.

Urime të përzemërta menaxhmentit të shkollës për organizimin dhe për ruajtjen e kësaj tradite të bukur që i jep ngjyra jetës shkollore dhe bashkon komunitetin 💙👏.
Suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj arsimor dhe edukativ!