Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit të Prindërve, shkruan AlbanianEducation.net.
Kryetar është zgjedhur Lavdim Selmani, sekretare Imrane Zhegrova, kurse Gazmend Halimi është zgjedhur arkatar.
Njoftimi i plotë i shkollës:
Mbledhja me Këshillin e Prindërve në të cilën u diskutuan këto pika:
1.Njohja me drejtoreshen e re të shkollës
2.Zgjedhja e kryesisë së re të Këshillit të Prindërve
3. Rëndësia e bashkëpunimit prindër-shkollë
4.Të ndryshme
Gjatë kësaj mbledhjeje drejtoresha Fatmire Latifi Menxhiqi u shpreh e gatshme dhe e hapur për çdo ide bashkëpunimi në të mirë të nxënësve,shkollës dhe komunitetit.
Me shumicë votash u zgjodh kryesia e re e Këshillit të Prindërve si vijon:
1. Lavdim Selmani -kryetar
2. Imrane Zhegrova -sekretare
3. Gazmend Halimi -arkatar
Bashkëpunimi prindër-shkollë është thelbësor për zhvillimin dhe suksesin e fëmijëve në arsim.
Aktivitetet e përbashkëta, takimet e rregullta dhe përfshirja e familjeve në jetën shkollore janë mënyra më efektive për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme.
Vetëm përmes një bashkëpunimi të tillë mund të krijojmë një ambient edukativ të suksesshëm, ku çdo fëmijë ndihet i mbështetur dhe i motivuar për të arritur rezultatet më të mira edukativo-arsimore.
Prandaj, është e rëndësishme që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe të forcohet në mënyrë të vazhdueshme.