Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh ka njoftuar se me iniciativë të drejtoreshës së shkollës Fatmire Latifi Menxhiqi, Këshillit të Nxënësve dhe falë mbështetjes së prindërve, ka vendosur disa thënie motivuese në shkallët e shkollës, që do të frymëzojnë nxënësit çdo ditë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Me iniciativë të drejtoreshës së shkollës znj.Fatmire Latifi Menxhiqi, Këshillit të Nxënësve dhe falë mbështetjes së prindërve tanë, kemi vendosur disa thënie motivuese në shkallët e shkollës, që do të frymëzojnë nxënësit tanë çdo ditë.
Këto thënie janë më shumë se fjalë, ato janë kujtesa të vazhdueshme se çdo hap i vogël i çon më pranë ëndrrave të tyre. Kemi zgjedhur mesazhe që inkurajojnë përpjekjen, këmbënguljen dhe besimin te vetja.
Ne besojmë se fjalët kanë fuqinë të ndihmojnë nxënësit të rriten dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Falenderojmë prindërit për përkrahjen e tyre të vazhdueshme dhe për angazhimin që bëjnë në zhvillimin e fëmijëve tanë!