Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh përmbyll analizën e vitit shkollor dhe diskuton për shtatorin



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh të Podujevës ka zhvilluar mbledhjen e radhës së Këshillit të Arsimtarëve, ku u shqyrtuan çështje me rëndësi që lidhen me përmbylljen e vitit shkollor dhe organizimin e procesit mësimor për vitin e ardhshëm.

- paragrafi 1 -

Gjatë mbledhjes, mësimdhënësit analizuan suksesin, vijueshmërinë dhe disiplinën e nxënësve në fund të vitit shkollor, si dhe diskutuan për realizimin e planprogramit mësimor dhe çështje të tjera që lidhen me mbarëvajtjen e punës në institucion.

- Advertisement - M1

Në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor, Këshilli i Arsimtarëve realizoi edhe përzgjedhjen e teksteve shkollore nga katalogu i botimeve të miratuara, duke ndjekur procedurat e përcaktuara për furnizimin me libra.

Nga shkolla u vlerësua angazhimi dhe kontributi i të gjithë mësimdhënësve në këtë proces, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe planifikimit të mirëfilltë për garantimin e një procesi arsimor sa më cilësor në vitin e ardhshëm shkollor.

Shqip | English