Njoftimi i shkollës:
Sot, shkolla jonë ShFMU “Hamit Sejdiu” u pajis me një fotokopje moderne dhe shumë funksionale, si donacion nga drejtori Enver Shabani, në emër të Kompanisë së Ndërtimit të Banesave “Adriatiku”.
Ky donacion i vyer do të ndihmojë në lehtësimin e punës së mësimdhënësve dhe do të krijojë kushte më të mira për nxënësit tanë, duke kontribuar drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së procesit mësimor.
Në emër të stafit dhe nxënësve të shkollës, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për këtë kontribut të çmuar!
Me respekt,
Drejtoresha e Shkollës
Fatmire Latifi Menxhiqi