Shkolla “Hamëz Thaçi” në Xërxë: Nuk organizojmë shëtitje për klasat 1-5, ndalohen me udhëzimin administrativ

- Advertisement -

Shkolla “Hamëz Thaçi” në Xërxë të Rahovecit ka njoftuar se nuk organizon shëtitje me nxënësit e klasave 1-5, sepse janë të ndaluara përmes udhëzimit administrativ që i përcakton ato, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement -

Njoftojmë prindërit e nxënësve të klasave 1-5 se shkolla nuk organizon shetitje me nxënësit e këtyre klasave, sepse shetitjet me nxënës të kësaj moshe janë të ndaluara përmes udhëzimit administrativ që i përcakton ato.

Të nderuar prindër përpara se të jepni pëlqimin për një organizim të tillë, mendoni njëherë se a është institucional një organizim i tillë, kush do të jetë përgjegjës për sigurinë e fëmijës suaj dhe kujt do t’i raportohet për mbarvajtjen e organizimit dhe për mënyrën e shpenzimit të parave tuaja.
Me respekt, drejtori Setki Kryeziu!