Shkolla “Gjergj Fishta” në Marmull të Gjakovës me aktivitete të shumta feston Ditën e Pavarësisë

- Advertisement5 -

Sot në shkollën “Gjergj Fishta” në Marmull të Gjakovës nxënësit dhe mësimdhënësit u mblodhën me zemra plot krenari për të nderuar një nga datat më të shenjta për kombin tonë – 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosova.

- paragrafi 1 -

Ky aktivitet nuk ishte thjesht një organizim festiv, por një kujtesë e gjallë e sakrificës, e mundit dhe e gjakut të derdhur për liri.

- Advertisement - M1

17 Shkurti i vitit 2008 shënoi një kapitull të ri në historinë tonë – shpalljen e shtetit tonë të pavarur, një ëndërr shekullore e kthyer në realitet përmes guximit dhe qëndresës së popullit tonë.

Në Marmull, sot u dëgjua zëri i fëmijëve që recitonin me krenari, u panë valëvitjet e flamurit dhe u ndje fryma e unitetit që na bashkon si komb. Çdo varg poezie, çdo këngë patriotike dhe çdo fjalë e thënë në këtë aktivitet ishte një dëshmi se dashuria për atdheun jeton fuqishëm në zemrat tona.

Urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës!

- Advertisement - m2

Qoftë e përjetshme liria jonë!

dds