Shkolla “Ganimete Tërbeshi”, në Llukar të Prishtinës feston 81-vjetorin e themelimit

- Advertisement5 -

Shkolla “Ganimete Tërbeshi”, në Llukar të Prishtinës ka festuar 81-vjetorin e themelimit, shkruan AlbanainEducation.net.

- paragrafi 1 -

Programi festiv, i realizuar me shumë përkushtim nga nxënësit dhe mësimdhënësit, solli momente të veçanta artistike dhe kulturore, duke pasqyruar vlerat, talentin dhe punën e palodhshme që zhvillohet çdo ditë në shkollë.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

Në emër të drejtoreshës Shkurte Gashi Halimi, sot me krenari dhe emocione të veçanta festuam 81-vjetorin e Shkollës Fillore dhe e Mesme e Ulët “Ganimete Tërbeshi”, – Llukar

Një histori e gjatë edukimi, përkushtimi dhe suksesi ndër breza.

- Advertisement - m2

Në këtë ditë të rëndësishme për shkollën tonë, patëm nderin të mirëpresim drejtorin e Arsimit të Komunës së Prishtinë, z. Arianit Elshani, së bashku me stafin e tij, si dhe drejtorin e Kulturës në Komunën e Prishtinës, z. Isah Mustafa.

Po ashtu, pjesë e këtij përvjetori ishin drejtorë të shumë shkollave, prindër, nxënës dhe stafi i shkollës sonë.

Programi festiv, i realizuar me shumë përkushtim nga nxënësit dhe mësimdhënësit tanë, solli momente të veçanta artistike dhe kulturore, duke pasqyruar vlerat, talentin dhe punën e palodhshme që zhvillohet çdo ditë në shkollën tonë.

Shprehim falënderimet dhe mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë mysafirët që na nderuan me praninë e tyre dhe kontribuan në madhështinë e kësaj dite. Një falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësit dhe stafin e shkollës, për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e vazhdueshme në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja.

Gjithashtu, falënderojmë nga zemra prindërit tanë, të cilët vazhdimisht janë mbështetës të fuqishëm të shkollës sonë dhe partnerë të rëndësishëm në rrugëtimin edukativ të nxënësve.

Urime 81-vjetori i shkollës sonë! Urojmë që suksesi, bashkëpunimi dhe arritjet tona të vazhdojnë edhe për shumë vite të tjera

Shqip | English